Momente frike dhe ankthi në sesionin e parë të provave të lira. E gjitha ka ndodhur në prag të Çmimit të Madh të Holandës në Moto GP. Jorge Lorenzo pësoi një aksident të rëndë në minutat e fundit. Piloti spanjoll humbi kontrollin e motorit në kthesën numër shtatë në pistën e Assen, ndërsa rrëzimi i tij ishte me të vërtetë i rëndë.
Lorenzo u ngrit vetë, por më pas ndjeu dhimbje dhe probleme me frymëmarrjen, duke detyruar stafin mjekësor të pistës ta dërgojë me urgjencë në spital.