Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në aksin Fushë Krujë-Tiranë.
Sipas të dhënave të para aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Arrameras. Një makinë tip “Benz” me targa të Tiranës ka përplasur për vdekje një person rreth 50-vjec që është ende i paidentifikuar.
Si pasojë e përplasjes së fortë, këmbësori ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në morgun e Tiranës, ndërsa shoferi i mjetit është shoqëruar nga policia, e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e shkakut të këtij aksidenti.
Vendi ku ndodhi aksidenti është një pikë e nxehtë e qarkullimit dhe vendburim aksidentesh pasi në një rreze prej 500 metrash kanë humbur jetën mbi 10 persona gjatë dy viteve të fundit dhe janë plagosur mbi 20 të tjerë.