Aktualitet

Aksident i rëndë në aksin Burrel-Milot, plagosen 6 persona














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:32 - 19/09/21 |
mapo.al

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në rrugën nacionale Burrel-Milot.






Raportohet se ngjarja ka ndodhur në Baz, ku mësohet se në aksident është përfshirë një familje nga Dibra me pesë anëtarë.


Siç mësohet, anëtarët e familjes janë dërguar menjëherë në Spitalin e Burrelit, ku njëri prej tyre është nisur me helikopter drejt Tiranës, pasi ka marrë ndihmën e parë.







Ndërkohë, policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po hetojnë shkaqet e aksidentit.



Njoftimi i policisë:



Rreth orës 06.30, në aksin rrugor Burrel-Ulëz, në vendin e quajtur Bushkash, shtetasi Z. Ç., duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes së mjetit nga rruga është lënduar drejtuesi i mjetit dhe 5 pasagjerë të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore më të specializuar drejt Tiranës. Grupi hetimor vijon hetimet në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

2


Etiketa: ,

Pas