Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme pranë fshatit Lolaj në Peqin në aksin Elbasan-Peqin.
Në aksident janë përfshirë mjeti i tonazhit të rëndë dhe një furgon.
Nga aksidenti janë lënduar disa persona dhe është plagosur drejtuesi i furgonit raportohet nga media.
Shkaqet e aksidentit nuk janë zbardhur ende dhe policia e ambulanca po shkojnë në vendngjarje.