fbpx

Aktualitet

Aksident i rëndë në aksin Korçë-Bilisht, plagosen 4 persona





               Publikuar në : 13:01 - 16/07/19 |
mapo.al

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në aksin rrugor Korçë-Bilisht. Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën pranë fshatit Cangonj duke shkaktuar katër të plagosur, emrat e të cilëve ende nuk dihen.


Të lënduarit mësohet se janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Bilishtit. Po përsa i takon gjendjes së tyre aktuale shëndetësore, ende nuk ka një informacion zyrtar.



Policia po merret sakaq me zbulimin e shkaqeve dhe rrethanave që shkaktuan këtë aksident, i cili mund të kishte qenë me pasoja tragjike.




Pas