Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin Lezhë-Milot.
Një automjet tip “Benz”, ku udhëtonin dy persona, ka dalë nga rruga dhe mësohet se ka përfunduar në një biznes në anë të saj.
Për pasojë, ka gjetur vdekjen e menjëhershme drejtuesi i mjetit si dhe është plagosur pasagjeri, i cili është transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës, Tiranë.
Mapo mëson se viktima është Denis Dedegjonaj, 24 vjeç. Ndërkaq, policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të aksidentit tragjik.
Njoftimi i Policisë:
Lezhë/Informacion paraprak
Në orët e para të mëngjesit,në aksin rrugor Lezhë -Milot ,në Ishull Lezhë,drejtuesi i mjetit tip “Benz ” shtetasi D.D.,24 vjeç ,banues në Lezhë ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga. Si pasojë e përplasjes ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit shtetasi D.D. dhe ka marrë dëmtime pasagjeri shtetasi N.P.,i cili është transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë. Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.