Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin Lezhë-Shkodër. Mësohet se një automjet ka përplasur një motor. Për pasojë, janë plagosur drejtuesi i motorit dhe pasagjeri
Të plagosurit janë ende të paidentifikuar ndërsa gjendja e tyre gjithashtu nuk dihet.
Policia, përmes një njoftimi zyrtar thotë se ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e automjetit.
Ndërkohë, vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Njoftimi i Policisë
Rreth orës 19:30, në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, në fshatin Dajç, automjeti tip” Benz ” është përplasur me një motoçikletë, ku si pasojë kanë marrë demtime dhe janë transportuar në spitalin Rajonal Lezhë drejtuesi i motoçikletës dhe pasagjeri, ende të paidentifikuar.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.