Një aksident i rëndë është shënuar mesditën e sotme në aksin Memaliaj-Tepelenë.
Një trajler, është përplasur me një automjet. Për pasojë, ka mbetur i plagosur Omer Sinani, drejtues i automjetit.
Ky i fundit është transportuar me urgjencë drejt spitalit. Shkak i aksidentit dyshohet se është bërë një parakalim i gabuar.
Siç shihet në pamje, mjeti ka përfunduar në kanal dhe është shkatërruar plotësisht.
Njoftimi i policisë
Më datë 25.01.2021, rreth orës 11:10, në aksin rrugor Memaliaj-Tepelenë, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin L. M., rreth 35 vjeç, banues në Tepelenë, është përplasur me mjetin kamion tip “Skania” me drejtues shtetasin Nj. A., rreth 37 vjeç, banues në Dibër.
Për pasojë është dëmtuar rëndë drejtuesi i mjetit tip “Benz”, shtetasi L. M., i cili është transportuar në spitalin rajonal Gjirokastër.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.