Aktualitet

Aksident i rëndë në aksin Prrenjas-Librazhd, përplasen tri automjete (DETAJE)














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:06 - 24/12/19 |
mapo.al

Një aksident i rëndë është shënuar këtë mbrëmje në rrugën Prrenjas-Librazhd. Aksidenti sipas burimeve nga vendngjarja ka ndodhur rreth orës 19.15 në Qukës të bashkisë Prrenjas dhe në të janë përfshirë tri automjete.





Njëri prej tyre sipas të njëjtave burime jo zyrtare ishte me targa greke dhe në të udhëtonin pesë persona, katër prej të cilëve nga një familje emigrante në Greqi.


Drejtuesi i këtij automjeti dhe bashkëshortja e tij kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në repartin e kirurgjisë së spitalit të Librazhdit. Burime jo zyrtare thanë se njëri prej drejtuesve të tri automjeteve të përfshira në këtë aksident ishte në gjendje të dehur. Ndërkaq policia po heton për të zbardhur dhe dokumentuar aksidentin me dy të plagosur.

Lexo edhe :  Plagosje me armë zjarri në Kavajë, në kërkim autori



1




Etiketa: ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas