Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në Melgushë në aksin rrugor Shkodër-Bushat. Paraprakisht mësohet se bëhet fjalë për një person të plagosur. I aksidentuari ka qenë drejtues i një mjeti tip motoçikletë, ndërsa është përplasur nga një kamion. I dëmtuari mësohet të jetë 60-vjeçari Zef Paloka. Ai ndodhet në spital në gjendje të rëndë.
Pas njoftimit policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.
Njoftimi
Shkodër/Informacion Paraprak
Me datë 19.04.2019 rreth orës 08:40 jemi njoftuar se në aksin rrugor Shkodër – Lezhë, në vendin e quajtur fshati Melgushë, një motorçikletë është përplasur me mjetin tip Kamion me drejtues shtetasin E. Z. ku për pasojë është dëmtuar drejtuesi i motorrit shtetasi Z. P. 60 vjeç, i cili është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër në gjendje të rëndë.
Veprimet po kryhen me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.