Aktualitet

Aksident i rëndë në aksin Shkodër-Lezhë, humb jetën drejtuesi i motoçikletës














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:48 - 19/01/21 |
mapo.al

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, pranë fshatit Beltojë, për pasojë ka humbur jetën një person.





Mësohet se një makinë me drejtues shtetasin, H.M., ka përplasur një motoçikletë dhe drejtuesi i saj, L.L., 68 vjeç, ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës, duke gjetur vdekjen.


Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, por policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave.




Njoftimi i Policisë:


Shkodër/Informacion paraprak.


Më datë 19.01.2021, rreth orës 12:10, në aksin rrugor Shkodër – Bushat, në fshatin Beltojë, mjeti tip Benz, me drejtues shtetasin H. M. është përplasur me një motorçikletë ku si pasojë e përplasjes drejtuesi i motorçikletës, shtetasi L. L. 68 vjeç banues në fshatin Ashtë, Shkodër, ka ndërruar jetë.

Veprimet po kryhen me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

*Fotografia, ilustruese

 

1


Etiketa: ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas