Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme te Mbikalimi i Patokut. Mësohet se dy mjete janë përplasur dhe për pasojë gjashtë persona kanë mbetur të plagosur.
Burime bëjnë me dije se mes të plagosurve janë edhe dy drejtuesit e mjeteve me inicialet Xh.T., dhe R.M.. Katër të tjerët ishin pasagjerë në mjete.
Sakaq, mësohet se të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Gjendja e tyre ende nuk dihet ndërsa thuhet se janë nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor dhe policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.