Aktualitet

Aksident i rëndë në Berat, një i vdekur dhe tre të plagosur














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:21 - 17/08/21 |
mapo.al

Një aksident me vdekje raportohet të ketë ndodhur në Berat. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Berat-Roshnik, ku një kamionçinë, në të cilën udhëtonin katër persona ka dalë nga rruga






Për pasojë ka humbur jetën një 58-vjeçar, i identifikuar si Zybo Brami. Të plagosur në spital ndodhen Daniel Brami 26 vjeç dhe Roni Brami 12 vjeç, jashtë rrezikut për jetën.


Ndërkohë, në gjendje të rëndë është Astrit Kanaci, i cili mendohet të ketë qenë drejtues i mjetit.







Nga pamjet e siguruara shihet se kamionçina mbante materiale ndërtimi, ndërsa pasi ka dalë nga rruga është përmbysur.



Sakaq, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve.



1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas