Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mesditën e sotme në Durrës, ku ka ndërruar jetë një 70-vjeçar.
Identiteti i tij nuk bëhet ende i ditur, por raportohet se po ecte në këmbë kur është përplasur nga makina tip “Fiat” me drejtues K.I. (41 vjeç).
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme. Sakaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 10.10.2020, rreth orës 15:35, në Rromanat, shtetasi K.I., 41 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Fiat”, ka aksidentuar një shtetas këmbësor ende të paidentifikuar, i seksit mashkull, rreth 70 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.