Pas një aksidenti me dy të plagosur në autostradën Tiranë-Durrës, një tjetër aksident ka ndodhur në Durrës. Sipas informacioneve paraprake, një motor është aksidentuar dhe për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i saj.
Burime për mediat, raportojnë se ngjarja ka ndodhur tek “Ura e Dajlanit”. Po të njëjtat burime shprehen se viktima punonte si shpërndarës picash. Identiteti i tij ende nuk bëhet i ditur.
Ndërkohë është ndaluar edhe një drejtues mjeti i cili dyshohet se ka aksidentuar motoristin. Sipas burimeve nga policia dyshohet se ka qenë një autobus që ka shkaktuar aksidentin tragjik që i mori jetën motoristit. Policia dhe Grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
LEXO EDHE:
Aksident i rëndë në aksin Tiranë-Durrës, dy të plagosur (DETAJE)
Lajmi në përditësim…