Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Elbasan. Një minibuz pasagjerësh është përplasur me një makinë.
Burime nga Policia e Elbasanit bëjnë me dije se janë 5 persona të plagosur, mes tyre edhe të lënduar rëndë.
Për ngjarjen kanë nisur hetimet, ndërkohë që disa ambulanca kanë transportuar të plagosurit drejt spitalit.