Një aksident rrugor me pasojë plagosjen e 6 personave është shënuar sot në aksin rrugor Elbasan- Peqin.
Në pamjet që sjell Gazeta MAPO shihen dy automjetet e përplasura, “Mercedes Benz” dhe “Toyota” që janë shkatërruar e bërë “përshesh”.
Pas aksidentit në vendngjarje raportohet se është kërkuar edhe ndihma e zjarrfikëses. Ndërsa policia nuk ka ende një informacion zyrtar mbi aksidentin.
Gazeta MAPO mëson se mes të plagosurve është edhe një mjekje laborante e cila ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Mjekja e plagosur është Valbona Tole.
Të lënduarit janë transportuar për në spitalin kirurgjik dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Shkak për aksidentin ka qenë një parakalim i gabuar nga një prej automjeteve të përfshira në aksident.
36
Etiketa: aksident, Elbasan, peqin, Video