Aktualitet

Aksident i rëndë në Fier-Levan, disa të plagosur














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:37 - 20/08/21 |
mapo.al

Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aksion rrugor Levan-Fier. Mësohet se në këtë aksident janë përfshirë dy makina fuoristrada.






Përplasja e makinave ka qenë kokë më kokë dhe për pasojë janë dëmtuar dy shoferët dhe 4 pasagjerë.


Sipas të dhënave paraprake dyshohet se shkak i aksidentit është bërë një parakalim i gabuar i njërit prej automjeteve të përfshira në këtë aksident.










Njoftimi i policisë:
Sot rreth orës 14:10, në aksin rrugor Levan–Fier, janë përplasur automjetet tip “Toyota” dhe “Volkswagen”, ku për pasojë janë dëmtuar 2 drejtuesit dhe 4 pasagjerë, shtetasit S. G., 25 vjeç, E. M. 39 vjeç, F. Y. 33 vjeç, A. Y., 45 vjeçe, K. Y., 20 vjeç dhe P. Y., 53 vjeç, banues në Drizar, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.



1


Etiketa: , ,

Pas