Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në Fushë Krujë. Mësohet se nga përplasja e dy mjeteve kanë mbetur të plagosur dy persona.
Burime bëjnë me dije se ato janë nisur me urgjencë drejt spitalit, ndërsa gjendja e tyre nuk dihet.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Sipas raportimeve të para, një prej mjeteve thuhet se ka qenë me shpejtësi shumë të lartë.
Të plagosurit janë një 27-vjeçare dhe një 21-vjeçare.