Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Iballë-Fierzë, në vendin e quajtur Kokëdodë.
Një makinë me disa persona brenda saj ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Sipas raportimeve mediatike, aksidenti ka lënduar punonjës të pyjores.
Ambulanca e ka të pamundur t’i vijë në ndihmë për shkak të zonës së thellë malore, kësisoj raportohet se është kërkuar helikopter.