Kronika

Aksident i rëndë në Korçë, dy të plagosur






               Publikuar në : 19:41 - 20/07/19 |
mapo.al

Një aksident automobilistik ka ndodhur sot në aksin rrugor Korçë – Pogradec. Një motor dhe një mjet bujqësor janë përplasur me njëri-tjetrin dhe për rrjedhojë 2 persona janë plagosur. Shtetasi A.B, duke drejtuar një mjet motor dyshohet të jetë përplasur me një mjet bujqësor me drejtues shtetasin E.M, ku për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i motorit shtetasi A.B dhe shtetasi Xh.B, pasagjer në motor, të cilët u dërguan në Spitalin e Pogradecit, ku ndodhen nën kujdesin intensiv të mjekëve.


Njoftimi i policisë:

Maliq

Informacion paraprak.

Më datë 20.07.2019, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në fshatin Podgorie, shtetasi A.B, duke drejtuar një mjet motor dyshohet të jetë përplasur me një mjet bujqësor me drejtues shtetasin E.M, ku për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i motorit shtetasi A.B dhe shtetasi Xh.B, pasagjer në motor, të cilët u dërguan në Spitalin e Pogradecit, ku ndodhen nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Shtetasi E.M, është shoqëruar në ambjentet e Komisariatit për kryerjen e veprimeve të mëtejshme proceduriale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit, si dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.



Pas