Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Korçë. Sipas raportimeve të para nga vendngjarja, një 49-vjeçar teksa drejtonte motoçikletën tip “Dayang” ka përplasur një të moshuar 76-vjeçare e cila ishte kalimtare në rrugë. Mësohet se e moshuara është dërguar me ugjencë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore, dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore. Policia njofton se 49-vjeçari D.N., është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Korçës.
Njoftimi i Policisë
Korçë-Informacion paraprak
Më datë 07.09.2019, në lagjen nr.7, shtetasi K.N, rreth 49 vjeç, duke drejtuar një motorçikletë tip “Dayang”, ka aksidentuar shtetasen N.L, rreth 76 vjeçe, banuese në Korçë (këmbësore në rrugë), e cila u dërgua në Spitalin e Korçës, aktualisht në gjendje të rëndë shëndetësore.
Drejtuesi i motorçikletës, ndodhet i shoqëruar në Komisariat. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.