Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur paraditen e së dielës në Lezhë. Ngjarja është regjistruar në aksin rrugor Lezhë-Shenkollë, tek vendi i quajtur “Ura e Prekanit” ku një makinë është përplasur me një motoçikletë, ku humbi jetën ky i fundit.
Viktima është identifikuar si F.T, e ndërsa drejtuesi i mjetit E.Ll është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.