Një aksident i rëndë u shënua mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Laç, ku për pasojë ka humbur jetën 1 person dhe 3 të tjera janë plagosur. Sipas raportimeve nga vendngjarja viktima është Arjan Bejtja, 37 vjeç oficer në burgun e Shënkollit në Lezhë.
Mësohet se në aksident janë përfshirë dy mjete, Mercedes Benz dhe Volkswagen të cilat janë përplasur në vendin e quajtur kryqëzimi i Treshit.
Dy prej 3 të plagosurve janë në gjendje kritike për jetën dhe po transportohen drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.