fbpx

Aktualitet

Aksident i rëndë në Lezhë-Shkodër, vdes drejtuesi i motorit (Emri)





               Publikuar në : 15:35 - 09/11/19 |
mapo.al

Një aksidenti i rëndë ka ndodhur këtë mesditë në aksin rrugor Lezhë-Shkodër. Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka përplasur një motor dhe për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i motorit.


Viktima është identifikuar si Zef Stenaj, 61 vjeç nga Torrovica e Lezhës. Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe po hetojnë mbi shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.



Njoftimi i plotë i policisë:


Lezhë/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, tek vendi i quajtur “Kryqëzimi i Balldrenit”, mjeti me drejtues shtetasin M.Sh., është përplasur me motoçikletën me drejtues shtetasin Z.S., 61 vjeç,banues në Torovicë, Lezhë, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i mjetit M.Sh.,është shoqeruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë Lezhë për veprime të mëtejshme

Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Etiketa: , , ,

Pas