Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar pasditen e sotme në aksin Librazhd-Prrenjas.
Tre persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa një grua raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, e shtruar në spitalin Rajonal të Elbasanit.
Ky bilanc vjen pas përplasjes së makinës tip Benz me targa shqiptare dhe mjetit Volkswagen me targa maqedonase.
Benz-i nga përplasja ka mbetur në mes të rrugës, ndërsa Volkswagen-i ka përfunduar jashtë rruge.
Paraprakisht dyshohet se shkak i këtij aksidenti është bërë shpejtësia tej normave të lejuara dhe një parakalim i gabuar.
Policia ndodhet në vendngjarje, duke punuar për zbardhjen e plotë të aksidentit.
*Fotografia, ilustruese