Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e sotme në aksin rrugor Memaliaj-Krahëz. Si pasojë e daljes nga rruga të një automjeti tip “Mercedes Benz”, i cili ka përfunduar në kanal në anë të rrugës, kanë humbur jetën 2 persona.
Mësohet se viktimat ishin mësues të cilët po ktheheshin nga shkolla në momentin e aksidentit, i cili ka rezultuar fatal.
Shkak për aksidentin fatal mësohet të ketë qenë shpejtësia tej normave të lejuara. Një grup hetimor i ngritur nga policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti tragjik.