Një aksident me pasojë vdekjen e një 43-vjeçari është regjistruar sot në Prrenjas. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 14:10, në fshatin Rrajcë.
Z.S., 43 vjeç, banues në Prrenjas duke drejtuar mjeti tip “Toyota “, ka humbur kontrollin duke u përplasur dhe për pasojë ka humbur jetën.
Ndërsa një pasagjere është dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.