Një person ka humbur jetën pasditen e sotme në Shkodër.
Aksidenti ka ndodhur në aksin Shkodër-Koplik në fshatin Shtoj i Ri.
Mësohet se një punonjës policie ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë raportojnë mediat.
Viktima është Agim Shkambaj 49 vjeç
Policia ka arrestuar efektivin Gjergj Gjeloshi i cili përplasi për vdekje 49-vjeçarin me makinën tip “Fiat” me të cilën po udhëtonte, raportojnë mediat.
Njoftimi i policisë:
Shkodër/Informacion Paraprak
Më datë 29.01.2021, rreth orës 17:30, në aksin rrugor Koplik – Shkodër, në fshatin Shtoj i Ri, Shkodër, automjeti tip “Fiat” që drejtohej nga shtetasi Gj. Gj. 26 vjeç, ka goditur shtetasin A. Sh. 49 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë. Shtetasi A.Sh është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër dhe me pas ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.
Drejtuesi i mjetit shtetasi Gj.Gj është shoqëruar në ambientet e DVP Shkodër për veprime të mëtejshme
Veprimet po kryhen me grup hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për sqarimin e rrethanave të aksidentit