Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në aksin Shkodër-Hani i Hotit.
Drejtuesi i mjetit, Emirjan Delaj, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një makinë të parkuar në anësore të rrugës, duke shkaktuar vdekjen e së shoqes, Hatixhe Dela.
Ndërkohë Emirjani ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, teksa po merr trajtimin e duhur mjekësor. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
*Fotografia më sipër, ilustruese