Tiranë – Një aksident tragjik ka ndodhur sot në rrugën “Njazi Meka”, për pasojë ka ndërruar jetë një e mitur.
Mjeti me drejtues të identifikuarin me iniciale A.G. ka aksidentuar rëndë në mesditë këmbësoren e mitur me iniciale A.P., 10 vjeç.
Vogëlushja është dërguar me urgjencë në spital, por nuk ka mundur dot t’i bëjë ballë plagëve të marra.
Ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariatin e Policisë nr.4, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 17.01.2021, rreth orës 12:30, në rrugën “Njazi Meka”, mjeti me drejtues A. G., ka aksidentuar këmbësoren e mitur me iniciale A.P., 10 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në spital. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.4, për veprime të metejshme. Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.