Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka përplasur drejtuesen e një biçiklete dhe për pasojë ajo ka mbetur e plagosur rëndë.
Siç shihet në pamjet më poshtë të siguruara nga MAPO, e plagosura ndodhet e shtrirë në rrugë.
Raportohet se e plagosura ka pësuar disa fraktura në kokë dhe në trup, ndërsa drejtuesi i automjetit tip “Benz” me targë “Vl 4450 C” është shoqëruar në ambientet e komisariatit për veprime të mëtejshme hetimore.