Një aksident me pasojë një të vdekur ka ndodhur rreth orës 19:00 të së mërkurës në “Transballkanike” pranë stacionit të trenit në Vlorë.
Mësohet se automjeti tip “BMW”, me targë “AA 708 OU”, ka përplasur një këmbësor të moshuar rreth të 70-ve, i cili për shkak të dëmtimeve të rënda në trup ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Vlorë.
Policia ka shoqëruar për në komisariat drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin, shtetasin O. I, 27 vjeç, banues në Vlorë.
Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta.
Një grup hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.