Aktualitet

Aksident i rëndë te Shkëmbi Kavajës, motori përplaset me furgonin, humb jetën 52-vjeçari








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:34 - 30/11/20 |
mapo.al

Një aksident i rëndë sapo ka ndodhur në zonën pranë Shkëmbit të Kavajës, në aksin Durrës-Lushnje, ku një motor në të cilin ndodheshin dy persona është përplasur me një furgon.



Uniformat blu bëjnë me dije se si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i motorit, i identifikuari me inicialet A.GJ. (52 vjeç), si dhe është lënduar rëndë pasagjerja me inicialet A.GJ.


Dinamika, mesa kuptohet është se furgoni ka ndaluar për shkak se mund të ketë patur pengesa përpara, dhe motori është përplasur me të nga pas.



Priten më shumë të dhëna, teksa trafiku në atë zonë është rënduar.



Njoftimi i Policisë:


Kavajë/Informacion paraprak

Me datë 30.11.2020, rreth orës 15:30, në Golem, është përfshirë në aksident mjeti motorr me drejtues shtetasin A.Gj., 52 vjeç dhe pasagjere shtetasen L.Gj., me mjetin tip fugon me drejtues shtetasin E.P. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën shtetasin A.Gj., ndërsa shtetasja L.Gj., u dërgua në spitalin e Durrësit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas