Aktualitet

Aksident i trefishtë në autostradën Tiranë-Durrës (Foto)





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:34 - 16/02/20 |
mapo.al

Një aksident zinxhir është regjistruar pasditen e kësaj të diele në autostradën Tiranë- Durrës, ku janë përfshirë tre automjete, fatmirësisht pa të lënduar. Automjetet janë përplasur me njëra-tjetrën në zonën e Sukthit.


Kjo ka sjellë rëndim të trafikut për disa minuta, por që me zhvendosjen e makinave, është liruar rruga. Shkak i aksidentit ka qenë mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor, për të cilat edhe janë gjobitur tre drejtuesit.



Durrësi është “pushtuar” këtë të dielë nga qindra qytetarë, kryesisht nga Tirana, që kanë zgjedhur pikërisht qytetin bregdetar për të kaluar fundjavën.



Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas