Një aksident i trefishtë ka ndodhur pak minuta më parë në autostradën Tiranë-Durrës.
Sipas raportimeve, nga aksidenti ka vetëm dëme materiale. Fatmirësisht, deri më tani nuk flitet për të plagosur.
Gazeta Mapo sjell edhe foto nga vendngjarja. Shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë shpejtësia tej normave të lejuara.
Përplasja e mjeteve ka shkaktuar trafik në autostradë.