Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Bradashesh. Raportohet se si pasojë e këtij aksidenti dy persona kanë mbetur të plagosur.
Në aksident janë përfshirë tre makina, një “Benz”, një “Audi” dhe një mjet tjetër tip “Toyota”.
Siç shihet nga pamjet e siguruara, makinat kanë marrë dëmtime të mëdha, ndërsa “Audi” ka përfunduar jashtë rrugës në një kanal.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat zjarrfikëse, ambulanca dhe policia. Një grup hetimor po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.