Një aksident ka ndodhur në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake, një makinë ka përplasur një motor në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku për pasojë është plagosur drejtuesi i motorit.
Identiteti dhe gjendja e tij shëndetësore ende nuk bëhen të ditura. Mësohet se ky i fundit është transportuar me urgjëncë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore. Policia dhe Grupi Hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.