Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur paraditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës.
Pesë automjete janë përplasur. Nga aksidenti mësohet se ka vetëm dëme materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.
Gazeta MAPO sjell pamje nga ky aksident, i cili ka bllokuar për disa minuta autostradën në drejtim të Durrësit, duke sjellë bllokim të trafikut.
Shkak për aksidentin mësohet të ketë qenë frenimin i papritur i njërit prej automjeteve, duke sjellë më pas përplasjen zinxhirë të pesë makinave.