TIRANË – Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmë në Tiranë. Një makinë ku udhëtonte një familje me pesë anëtarë ka dalë nga rruga dhe është aksidentuar pranë Saukut. Për pasojë raportohet të kenë humbur jetën babai, nëna dhe 2 fëmijë dhe është plagosur rëndë shoferi. Të vdekur mbetën Bardhok Bibaj 62-vjeç, bashkëshortja e tij Valentina Bibaj 54 vjeçe, vajzat Florida Bibaj 22 vjeçe, ndërsa vajza tjetër Xhuliana Bibaj, ka pësuar vdekje klinike. Në gjendje kome është edhe drejtuesi i automjetit, mik me familjen Bibaj, Arlind Alia i cili drejtonte mjetin tip BMW me targa AA472 PE.
Tiranë/Informacion paraprak
Në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, në afërsi të TEG-ut, mjeti me drejtues shtetasin A. A ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurën e rrugës.
Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë pasagjerët V. B, B. B, F., B, Xh. B , ndërsa drejtuesi i mjetit A. A ndodhet në SQU nën kujdesin mjeksor
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.