Kronika

Aksident me 4 të plagosur në Korçë, ‘Benz’-i përplaset me furgonin














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:15 - 10/10/18 |
mapo.al

Një aksident është regjistruar sot në aksin rrugor Korçë-Bilisht, ku për pasojë 4 persona kanë mbetur të plagosur.






Ngjarja ndodhi pranë kryqëzimit të fshatit Plasë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se në aksident u përfshirë mjeti tip “Benz” me targa DR 3567F me drejtues shtetasin A.Ç rreth 63 vjeç, banues në Durrës dhe mjeti furgon me targa “AA297MG”, me drejtues shtetasin J.H, 38 vjeç, banues në Korçë.


Të njëjtat burime sqaruan se për pasojë u dëmtuan drejtuesi i mjetit tip “Benz”, si dhe tre pasagjerët në këtë mjet, përkatësisht shtetaset M.Ç., rreth 58 vjeçe, E.M., 67 vjeçe, si edhe B.M., 71 vjeç, banues në Durrës.





Ky i fundit aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërsa shtetasit e tjerë, jashtë rrezikut për jetën. Sakaq, po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./BW/

Lexo edhe :  Aksident në aksin rrugor Milot-Morinë , përplasen dy mjete, 1 i vdekur, 2 të plagosur
foto galeri foto galeri foto galeri



1




Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas