Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e sotme në Fier.
Ka qenë një automjet që ka dalë nga rruga në fshatin Cakran dhe ka përfunduar në kanal. Për pasojë dyshohet se ka ndërruar jetë drejtuesi i makinës. Nuk dihet ende nëse në automjet ka patur persona të tjerë.
Shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëset janë drejtuar për në vendin e ngjarjes, ndërsa identifikimi i viktimës ende nuk është bërë i ditur.
Njoftimi i Policisë
Fier
Informacion paraprak
Sot rreth orës 16:50, një shtetas ende i paidentifikuar, duke drejtuar automjetin tip “Ford”, në aksin rrugor Cakran-Fier, ka humbur kontrollin duke ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë rrugore dhe po kryhen veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të daljes nga rruga dhe identifikimin e viktimës.