Aktualitet

Aksident me vdekje në aksin Korçë-Kapshticë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:44 - 24/08/21 |
mapo.al

Një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin Korçë-Kapshticë, pasditen e sotme. Në afërsi të fshatit Cangonj një automjet tip Benz që drejtohej nga Adi Koçileri ka goditur një motor.






Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i motorit, i cili nuk është identifikuar ende. Sakaq, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.


Njoftimi i policisë:
Më datë 24.08.2021, rreth orës 18:30, jemi njoftuar se në aksin rrugor Bilisht-Korçë, në afërsi të fshatit Cangonj, shtetasi A. K., 30 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar drejtuesin e një motoçiklete (ende i paidentifikuar) i cili për pasojë ka ndërruar jetë.







Me drejtuesin e mjetit, shtetasin A. K., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.



Lexo edhe :  Aksidenti në aksin Lezhë-Shkodër, ndërron jetë pasagjerja e motorit

Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit.



1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas