Aktualitet

Aksident me vdekje në Mullet – Shoferi braktis mjetin, pasagjeri humb jetën














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:35 - 30/07/21 |
mapo.al

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur këtë mbrëmje në Mullet. Mësohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin duke u përplasur me bërdurat anësore.






Pas aksidentit, shoferi ka braktisur makinën, ndërsa një pasagjer fillimisht mbeti i plagosur. Ambulanca mbërriti në vendngjarje për të transportuar drejt spitalit të plagosurin, por fatkeqësisht, personi me inicialet O.S., nuk i mbijetoi plagëve të marra.


Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Sa i përket shoferit që braktisi mjetin, ai është në kërkim nga policia.







1






Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas