Një aksident me pasojë vdekjen e një 19-vjeçareje ka ndodhur mesditën e sotme në Divjakë
Mësohet se një mjet tip ‘Audi’ me drejtues një 25-vjeçar, ka dalë nga rruga. Për pasojë ka ndërruar pasagjerja në këtë mjet, 19-vjeçarja E.M.
Nga aksidenti, mësohet se janë plagosur rëndë drejtuesi, V.H., 25 vjeç dhe një pasagjer tjetër ende i paidentifikuar.
Mësohet se ata janë dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Njoftimi i Policisë
Sot rreth orës 10:25, në rrugën nga Divjaka për në plazh, automjeti tip “Audi“, me drejtues shtetasin V. H., 25 vjeç, banues në Divjakë, ka dalë nga rruga, ku për pasojë ka ndërruar jetë pasagjerja në mjet, shtetasja E. M., 19 vjeçe, banuese në Zharrnec, si edhe janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri ende i paidentifikuar, të cilët ndodhen në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.