Aktualitet

Aksident në aksin Berat-Lushnjë, përmbyset mjeti, plagoset 20-vjeçari








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:04 - 02/08/20 |
mapo.al

Pasditen e sotme, në aksin nacional Berat-Lushnjë një mjet është rrokullisur disa herë dhe më pas ka përfunduar i përmbysur në arat e fshatit. Si pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit tip “Opel”.


Policia njofton se 20-vjeçari Xh.M. ka qënë duke ecur me shpejtësi jashtë normave të lejuara.


I plagosuri ndodhet në Spitalin e Beratit nën përkujdesjen e mjekëve.


 


Informacion paraprak:

Një aksident i rëndë është shënuar pak minuta më parë në aksin nacional Berat-Lushnje,në fshatin Otllak.

Një automjet,tip Opel i bardhë,me targa AA 264 NK,ka dalë nga rruga dhe pasi është rrokullisur disa herë ka përfunduar i përmbysur në tokat bujqësore të fshatit. Kanë qënë banorët e zonës ata që pasi kanë dëgjuar xhurmën e përplasjes,kanë njoftuar policinë dhe kanë nxjerrë nga makina drejtuesin e mjetit.

Në vendngjarje kanë shkuar oficerë të policisë rrugore që po kryejnë edhe kqyrjen e vendit të aksidentit. Mësohet se,20-vjeçari Xh.M.ka qënë duke ecur me shpejtësi jashtë normave të lejuara në momentin e aksidentit,gjë që vërtetohet sipas policisë nga mungesa e shenjave të frenimit në rrugë.

Pasi ka humbur kontrrollin e mjetit,20-vjeçari që udhëtonte i vetëm në makinë,është rrokullisur disa herë në aksin nacional dhe më pas ka përfunduar i përmbysur në arat e fshatit.

I plagosuri ndodhet në Spitalin Rajonal të Beratit, ku për shkak të plagëve të marra ndodhet nën kujdesin e mjekëve.


Etiketa: , , ,

Pas