Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 7:15 në aksin rrugor Elbasan-Librazhd.
Në përplasje është përfshirë një fuoristradë, e cila ka dalë nga rruga pasi drejtuesi i saj dyshohet se ka humbur kontrollin e drejtimit të lëvizjes pasi ka tentuar të shmangë një gropë të madhe të krijuar në trasenë e rrugës.
Për pasojë drejtuesi i automjetit ka mbetur i lënduar, por fatmirësisht pa rrezik për jetën.