Një aksident është shënuar pak minuta më parë në aksin rrugor Fier-Vlorë. Një furgon është përplasur me një makinë. Sipas raportimeve të para disa persona janë plagosur dhe janë nisur drejt spitalit për kujdes mjekësor. Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. Dyshohet se aksidenti ka ndodhur si shkak i një manovre të gabuar.