Një kamion ka dalë nga rruga në aksin Gjirokastër-Sarandë pranë Qafës së Muzinës.
Aksidenti ndodhi pasditen e së premtes, dhe siç shihet në foto, kamioni i ngarkuar ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.
Fatmirësisht nuk ka lëndime në njerëz por vetëm dëme materiale.
Policia po heton shkaqet e aksidentit.