2 automjete janë përplasur pasditen e sotme në vendin e quajtur Kafaraj, në aksin Levan-Tepelenë, ku një kamionçinë është përplasur me mjetin “Renault”.
Nga përplasja janë plagosur 4 persona. Të plagosurit janë drejtuesit e automjeteve dhe 2 pasagjerë të cilët janë transportuar drejt spitalit të Fierit, jashtë rrezikut për jetën.
Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Informacion paraprak
Fier
Sot rreth orës 14:30, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Kafaraj, janë përplasur mjetet tip “Kamionçinë” me drejtues shtetasin A. J., 55 vjeç, banues në Vlorë me mjetin tip “Reno” me drejtues shtetasin Z. B., 57 vjeç, banues në Tiranë.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerë, shtetasit Sh. G., 58 vjeç, banues në Tiranë dhe A. J., 49 vjeçe.
Të katër të dëmtuarit ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.